Valencia e Mustafit ndal Realin (video)

 

Real Madridi ka barazuar 2-2 në duel me Valencian e Shkodran Mustafit.
Mysafirët në Valencia, nuk kanë mundur të parashikojnë fillim më të mirë, duke kaluar në epërsi prej dy gola në pjesën e parë, edhe pse raste e shënimit, nuk munguan as te skuadra e Realit, por që të gjitha kishin fund portierin Dani Alves.
Ishte Paco që në minutën e 19’, shënoi për epërsinë e parë të Valencias, ndërsa në minutën e 26’, Fuego i dha një tjetër goditje skuadrës së Ancelottit, duke dyfishuar epërsinë.
Në përfundim të pjesë së parë, Reali pati mundësi të artë për të ngushtuar epërsinë, por Ronaldo, nuk ia doli të shënoi nga pika e bardh, përballë Alvesit, që pati ndeshjen e sezonit.
Me të filluar pjesa e dytë, dhe duke qenë në disavantazh prej dy golave, Reali nisi që furishëm të sulmoj Valencian.
U deshtë të pritej minuta e 56’, për të ardhur goli i parë i Realit. Ishte Pepe që ngushtoi epërsinë, duke rritur shpresat për Los Blancos.
Dhe duke vazhduar me sulme të një pas njëshme, Reali ia doli të arrij edhe barazimin, kur Isco në minutën e 84’ ngrehu në këmbë Santiago Bernabeun, duke barazuar në 2:2.
Përkundër tentativave tjera të vendasve, rezultati mbeti i pandryshuar, dhe Valencia e Shkodran Mustafit, i bëri një favor të madh Barcelonës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT