Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, po përcillte seancën plenare të Kuvendit të Kosovës e cila me 89 vota shpërndau kuvendin. Kjo ndodhi pas dorëheqjes së qeverisë dhe tashmë vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas burimeve nga presidenca e Kosovës, zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen me 6 tetor, por asgjë nuk është vendimtare.
KQZ-ja po e presin dekretin e presidentit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe për të cilin proces janë të gatshëm ta realizojnë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, tha për “Syri. net Kosova” menjëherë pas shpërndarjes së parlamentit, se tash vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas saj institucioni që ajo drejton është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ku për datën e mbajtjes së tyre vendos presidenti i vendit.
“Ne kemi bërë përgatitjet për zgjedhje dhe afati për mbajtjen e tyre sipas ligjit është 45 ditësh, ku për kohën e mbajtjes vendos i kryetari i shtetit”, tha Valdete Daka.
Kryetarja e KQZ-së nuk ka dhënë ndonjë përgjigje se zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor apo ndonjë të diele tjetër.