Valbon Krasniqi caktohet u.d i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së

Infektologu Valbon Krasniqi është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, është bërë e ditur nga burime të KOHËS.

Ai është caktuar pas shkarkimit të Basri Sejdiut nga kjo pozitë.

Arsyet që i ka dhënë bordi për shkarkimin e Sejdiut lidhen me raportin e Auditorit të Brendshëm, që ka identifikuar shkelje të shumta; gjetjet e bordit, keqmenaxhim e performancë të dobët.

Mbledhja e bordit, si ka mësuar KOHA, është thirrë të premten me këtë pikë të rendit të ditës, ashtu si e parasheh statuti që mbledhjet të thirren 48 orë përpara.

KOHA ka raportuar për shkeljet e shumta në ShSKUK, që janë evidentuar nga Auditori i Brendshëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT