Vaksinat kanë qenë gjithmonë efektive, pse tani tërë ky dyshim?

Kohëve të fundit është vërejtur një grup mjaft i madh i individëve dhe grupeve, të cilët bëjnë vazhdimisht fushata dixhitale dhe u bëjnë thirrje njerëzve, që të mos pranojnë të marrin vaksinën kundër Covid-19. Mirëpo, si duhet të reagojnë udhëheqësit e shëndetit publik në të këtë rast?

Në këtë artikull të revistës shkencore Nature, antropologia Heidi Larson, analizon faktorët social, psikilogjik, politik dhe kulturor, që ndikojnë në qëndrimet e njerëzve ndaj vaksinave.

Larson argumenton se në shumë vende, njerëzit e shohin kujdesin shëndetësor si një shërbim më shumë se sa një e drejtë dhe këtë e konsideron si të gabuar. Sipas saj çdo fëmijë I pa vaksinuar përbën një rrezik edhe për rrethin.

Në kohët e mërhershme, hezitimi I marrjes së vaksinave ishte një çështje e prindërve, ndërsa tani kjo çështje është kapur nga aktivistë, të cilët janë angazhuar fuqishëm të bëjne thirrje për të mos marrë vaksinat.

“Sot kemi ne dispozicion vaksina mjaft efektive, por jemi duke u përballur me një dyshim dhe hezitim të njerëzve për t’I marrë ato”, tha Larson. Sipas saj, nuk është e mjaftueshme t’I tregojmë njerëzve se si funksionojnë vaksinat kundër sëmundjeve. Në vend të kësaj, studiuesit dhe profesionistët e shëndetit publik duhet të shikojnë tërë përvojën e vaksinës duke filluar nga procesi I të pasurit një fëmijë, diskutimi I vaksinave në familje, shoqëri dhe zgjedhje nëse duhet të imunizoni fëmijët tuaj.

Thashethemet dhe dezinformatat

Historikisht ka pasur persona dhe fushata, të cilat kanë qenë kundër vaksinimit. Duke filuar nga demonstratat kundër imunizimit kundër sëmundjeve të mëlçisë në shekullin XIX e deri tek bojkotimet e para të vaksinimit në Nigeri.

Që dikur media dixhitale ka kontribuar në përhapjen e dizinformatave, të cilat ndikojnë direkt në sjelljen e njerëzve. Në rastin e COVID-19, një shembull I tillë është kërkesa e madhe e një ilaçi të quajtur hidroksi-klorokinë, pas deklarimit të pabazë të Donald Trump se mund të ndihmoj në shërimin e koronavirusit.

Larson shpjegon se trupat tanë I përgjigjen vaksinave në atë mënyrë që as ilaçet nuk mund ti përgjigjen, prandaj disa sëmundje nuk mund të shërohen dhe parandalimi I tyre me anë të vaksinave është I domosdoshëm.

Reagimet psikogjene si ato që ishin publikuar në disa video ku pretendohet që janë shkatuar si pasojë e marrjes së vaksinës kundër papillomavirusit, mund të ndodhin tek secili individ, për shkak të ankthit dhe frikës dhe jo për shkak të efektit të vaksinës. Këto video kanë ndikuar tek shumë persona, të cilët ende refuzojnë ta marrin vaksinën për HPV.

Një rast i ngjahshëm është edhe fushata e madhe që është bërë kundër vaksinës së fruthit, e cila pretendohet se shkakton autizëm. Dhe një fushatë e ngjashme duket se po bëhet edhe për vaksinën e Covid-19.

Larson I bën thirrje të gjithë shkencëtarëve, që në mënyrë që t’i mposhtin dezinformatat dhe bindjet e tilla, të bëjnë angazhim autentik dhe kontribut të drejtpërdrejt me publikun për të njoftuar për efektin e vaksinave në kontekstin shkencor.

Nëse nuk ka ndonjë hulumtim se si informacioni i gabuar po ndikon tek njerëzit dhe nuk ka asnjë strategji për ta ndaluar atë, vaksinat do të vazhdojnë ta ndajnë shoqërinë në dy qarqe në vend se ta bashkojnë atë, sidomos në këtë kohë kur kemi një kërcënim të përbashkët./Gazeta Express

- Advertisement -

MË TË FUNDIT