Asnjëherë nuk e dini se kush do të marrë pjesë në Met Gala deri në ngjarjen aktuale, por Nicki Minaj konfirmoi se nuk do të merrte pjesë në protokollet e sigurisë të ngjarjes.

Muzeu Metropolitan i Artit ku edhe u mbajt sivjet Met Gala kërkon që të gjithë vizitorët e moshës 12 vjeç e lart të vaksinohen kundër COVID-19, në përputhje me urdhrin e New Yorkut që kërkon dëshmi të vaksinimit për aktivitetet e brendshme në mes të pandemisë. E njëjta gjë vlejti edhe për eventin famoz të modës, Met Gala të këtij viti, shkruan USA Today.

Por disa minuta para se nata më e madhe të niste të hënën, reperja Minaj zbuloi në Twitter se ajo kohët e fundit u infektua me COVID-19 dhe deklaroi: “Nëse vaksinohem nuk do të jetë për Met Gala-n”.

“Ata duan që ju të vaksinoheni për Met. Nëse unë vaksinohem nuk do të jetë për Met. Do të jetë një herë kur të ndiej se kam bërë kërkime të mjaftueshme. Unë jam duke punuar në këtë tani. Ndërkohë të dashurit e mi [fansat], jini të sigurt. Vendosni maskën me dy tela që ju kap kokën dhe fytyrën. Jo atë të lirshmen”, ka shkruar ajo.

Në një status tjetër, Minaj tha se ajo u infektua me COVID-19 ndërsa po përgatitej për MTV Video Music Awards – ngjarje të cilën ajo gjithashtu e anashkaloi të dielën: “Mendoni se kush e mori COVID-in? A e dini se çfarë është të mos jesh në gjendje të puthësh ose mbash fëmijën tënd të vogël mbi një javë? Një foshnjë që është mësuar vetëm me nënën e tij?”, pyeti ajo.