Vajza nga Skenderaj që vdiq dje në skaner është mbesa e trajnerit të njohur kosovar – familjare edhe e një deputeti

Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur dje në Prishtinë. Ajo kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës në ordinancën private “Poliklinika CT Scanner” në lagjen Ulpianë të Prishtinës.

Familjarët po e akuzojnë klinikën se ajo vdiq nga mbi doza e anestezionit.

E ndjera T. H. është mbesa e trajnerit të njohur kosovar, Fidaim Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

Haxhiu ka akuzuar rëndë mjekun e kësaj ordinancës Poliklinika CT Scanner, duke ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e familjares së tij në moshë shumë të re.

Reporteri.net mëson se 7-vjeçarja është po ashtu familjare e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Policia ka konfirmuar këtë rast si vdekje të dyshimtë, duke shtuar se janë duke punuar që të zbardhen rrethanat e vdekjes, ndërsa Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu ka nisur hetimet lidhur me rastin. /Reporteri.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT