Një vajzë nën moshën 16-vjeçare ka lindur në repartin e Gjinekologjisë në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

E mitura nga Fushë Kosova që vjen nga komuniteti ashkali e ka lindur fëmijën që ka ardhur nga një lidhje me një person, i cili poashtu vjen nga komuniteti ashkali.

Vajza e mitur i ka thënë Policisë se është duke bashkëjetuar me një person.

Policia njofton se njësitë përkatëse janë duke e hetuar këtë rast. /Reporteri.net/