Vajza me ngjyrë nga Londra këndon e vallëzon me këngën për Adem Jasharin

Çdo ditë e më shumë këngët shqiptare po dëgjohen në vende të ndryshme të botës.

Kënga “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës që i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jashari, së fundmi është dëgjuar në Londër.

Por, ajo që ka befasuar së fundi është se si kjo këngë këndohet nga një vajzë me ngjyrë nga Londra, shkruan Reporteri.net.

Kjo video tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, dhe vajza shihet edhe duke vallëzuar. /Reporteri.net/.