Vajza 22 vjeçare bie nga kati i 16 në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën, në ndërtesën e lartë Sky Tower në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.
Një vajzë 22-vjeçare ka rënë nga kati i 16-të i ndërtesës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Sipas dëshmitarëve vajza 22 vjeçare, Iris Belba nga qyteti i Fierit, ka qenë duke pirë kafe në lokalin që ndodhet në katin e fundit të kësaj ndërtese.

Belba ka qenë punonjëse në një nga bizneset e pallatit 16-katësh. Ende mbeten të paqarta shkaqet pse vajza është hedhur.

Shkak ngelja në provim?

Sipas “A1 Report”, 22-vjeçarja ka ndërmarrë një veprim ekstrem duke u hedhur nga ndërtesa për shkak se nuk kishte kaluar në një provim. Iris Belba ishte studente e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë.

Policia ka shoqëruar dy shoqet e saj, me të cilat ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes.

Burime nga grupi hetimore bënë me dije për “A1 Report”, se pas ekzaminimit të ambienteve të bar kafes ku vajza ka qëndruar për afro 1 orë është gjetur çanta e saj me sende personale, si dhe telefoni i saj celular.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, policia thotë se vajza ka hyrë e vetme në ambientet e “Sky Toëer” dhe është hedhur nga tarraca e kullës.

Nga dëshmitë e parë thuhet se, ngjarja ka qenë aksidentale pasi 22-vjeçarja ka rënë nga lartësia për shkak të thyerjes së xhamit mbrojtës. Por, gjithashtu dyshohet se, vajza edhe mund të jetë hedhur vetë për shkak të gjendjes së saj psikologjike.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT