Vaj ulliri për një dietë të shëndetshme

Ullinjtë janë të pasura me fibra, aminoacide, kalcium, zink, fosfor, bakër, selen, hekur, vitamina B, C, E dhe R.

Në 100 gram ullinj ka rreth 6.3 për qind karbohidrate, 0.8 për qind proteina dhe 10 për qind yndyrë. Prandaj, nuk është për t’u habitur se mjekët shpesh rekomandojnë të konsumoni 10-12 ullinj para mëngjesit për parandalimin e të gjithasëmundjeve.

Megjithatë, nga vitaminat e gjendura në ullinj vendin e parë e ze vitamina E, e cila së bashku me sasi të mëdha të antioksidantësh të tjerë mund të neutralizojë toksina e dëmshme në trup.

Vaji i ullirit gjithashtu mundëson rigjenerimin e shpejtë të qelizave të trupit, veçanërisht ato që ndikojnë në plakjen e lëkurës dhe organeve.

Prandaj nuk është për t’u habitur se vaji i ullirit është përdorur shpesh në industrinë kozmetike, veçanërisht për përtëritje të lëkurës dhe qelizave të anti-plakjes.

Vaji i ullirit gjithashtu nxit tretjen normale dhe thithjen e ushqyesve të nevojshëm nga ushqimet.

Ai është shumë i rëndësishëm për funksionin e veshkave dhe mëlçisë, duke kontribuar për shëndet më të mirë në afat të shkurtër kohor.

Konsumi ditor i ullinjve zvogëlon nivelet e larta të kolesterolit në gjak, duke përfshirë edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe është shumë i mirë për tretje, duke zvogëluar dhe rrezikun e sëmundjevegastrointestinale./Albeu

- Advertisement -

MË TË FUNDIT