“Vaderstad” lanson versionin 6m të “Spirit”

Tani që plehërimi i tokave gjatë lëvrimit po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në Angli, për fermerët skocezë kjo ka qenë metodë e kamotshme.

Me rritjen e sipërmarrjeve lëvruese, kompania “Vaderstad” ka hedhur në treg versionin e saj 6m të quajtur “Spirit C Next”.

Më herët, kjo kompania, versionin më të madh e kishte atë 4m. Por tani, kjo makinë, jo vetëm që është më e gjerë, por ventilatori tani është i integruar në pjesën e përparme të saj për të ulur zhurmën dhe për ta përmirësuar rrjedhën e ajrit, ndërkaq hidraulikët që ndjejnë ngarkesën mundësojnë ngritje të pavarur të elementeve të kultivuesit. /FermaIme/