Ushtarët ukrainas në ishullin e gjarpërinjve raportohet se janë gjallë, u kapën nga Rusia

Të premten u raportua se si Ukraina nderoi 13 ushtarët të cilët sipas tyre u vranë teksa po mbronin “ishullin e gjarpërinjve” nga sulmet ruse.

Por gazetari ukrainas i “The Kyiv Independent”, Illia Ponomarenko, tha se ata janë gjallë dhe se janë zënë robë nga Rusia, përcjell Gazeta Express.

“Është zyrtare – Detarët ukrainas të ishullit të gjarpërinjve janë gjallë, konfirmon Marina. Ata u kapën nga Rusia”, shkruan Ponomarenko në Twitter.

BBC ka shkruar dje se sipas informacioneve të fundit ushtarët mund të jenë ende gjallë, duke marrë shkas nga postimi i Shërbimit Shtetëror të Rojes Kufutare të Ukrainës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT