Ushtarët holandezë që shërbyen në Srebrenicë: një pjesë të traumatizuar, një pjesë ka vrarë veten

 

Ushtarët paqeruajtës holandezë që u bënë bashkëfajtorë të gjenocidit në Serbrenicë në vitin 1995, nuk janë çliruar dot ende nga ndjenja e fajësisë dhe brejtja e ndërgjegjes.

Ish-ushtarët holandezë janë mbyllur në vetvete dhe ende vazhdojnë të marrin mbështetje psikologjike dhe zgjohen me makthe. Disa prej tyre nuk kanë arritur t’ia dalin mbanë krizës dhe kanë kryer vetëvrasje, shkruan Tesheshi.com

Rob Zomer, në vitin 1995 ka qenë me detyrë në misionin paqeruajtës të helmetave blu në Srebrenicë, e shpallur si zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Për 20 vite me radhë Zomer, veshët i kumbojnë fjalët “vrasës, frikacakë”.

Zomer e kujton sikur të kishte ndodhur dje se si një nënë bashkë me fëmijën e saj, që ishte në pragun e vdekjes, i kishte çuar në ambulancën e bazës ushtarake dhe nuk kishte arritur t’i shpëtonte dot jetën fëmijës.

Në vitin 1995, 20 mijë vetë që kishin arritur të shpëtonin nga sulmet serbe, ishin strehuar në bazën ushtarake të forcave paqeruajtëse holandeze. Baza ushtarake ndodhej në Potoçari afër Srebrenicës.

Helmetat blu, numri i të cilëve ishte rreth 300, zgjodhën rrugën e mos-përdorimit të armëve përballë serbëve që ishin afër 2 mijë. Myslimanët u përdhunuan, u masakruan kolektivisht, kurse ushtarët e misionit paqeruajtës nuk bënë asgjë.

Madje në këmbim të lirimit të 14 pengjeve holandezë, serbëve iu dorëzuan 5 myslimanë. Ngjarjet lanë gjurmë të thella mbi ushtarët holandezë që në atë periudhë ishin me detyrë në Srebrenicë.

Shumica e tyre, ashtu si Roy Zomer morën mbështetje psikologjike. Kurse disa të tjerë nuk arritën ta kapërcejnë traumën pavarësisht mjekimeve që morën dhe zgjodhën rrugën e vetëvrasjes.

Gjykata holandeze me vendimin që mori vitin e kaluar arriti në konkluzionin që ushtarët e misionit paqeruajtës të Holandës në Bosnjë janë përgjegjës vetëm për vdekjen e 300 boshnjakëve që u ishin dorëzuar serbëve etnikë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT