Ushqimi i pjekur shumë ju shkakton kancer

Sipas studimit më të fundit nga “Food Standards Agency” në Britaninë e Madhe ushqimet e pjekura shumë ju shkaktojnë kancer.

Prof. Guy Poppy është shprehur se ushqimet të cilat gatuhen më shumë seç duhet përmbajnë në nivele të larta një lëndë kimike kanceroze që quhet akrilamida.

Ajo formohet në pjesën e fortë të bukës apo patateve kur ato piqen shumë.

Akrilamida  krijohet nga reaksioni midis aminoacideve, sheqerit dhe ujit kur ushqimet gatuhen në 120 gradë.

Ekspertët sugjerojnë që patatet dhe buka duhet të piqen deri sa marrin një ngjyrë të lehtë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT