Zgjedhja e produkteve ushqimore është shumë e rëndësishme për organizmin njerëzor, sidomos për trurin i cili është organi më i rëndësishëm në trupin tuaj. Nëse truri nuk funksionon normalisht, atëherë do fillojnë të shfaqen mangësi në aktivitetin tuaj të përditshëm, dhe si rezultat do të ndjeheni të përgjumur. Pra, gjithçka varet nga ajo se çfarë konsumoni, që të keni një tru aktiv dhe funksional dhe me këtë ju do të keni në përgjithësi një trup të shëndoshë.
– Arrat dhe lajthitë: Përveç se prodhojnë yndyrë të nevojshme, arrat dhe lajthitë përmbajnë vitaminën E – e cila rezulton si lidhje për përmirësimin e memories. Po ashtu, përveç ndikimit tejet pozitiv në tru, kjo yndyrë që posedojnë arrat dhe lajthitë, ndihmon edhe në enët e gjakut dhe funksionimin më të mirë të zemrës, çka rezulton në tensionin normal të gjakut..
– Omega 3: Njëra nga kimikatet më të cituara dhe më të shpeshta për ta rritur funksionimin e trurit kanë Omega 3, të trashurit e acidit. Qelizat në membranën e trurit tuaj janë pjesërisht të krijuara nga të trashët e acidit dhe këto membrana janë të domosdoshme për sinjalet. Njerëzit të cilët ushqehen me shumë ushqim që përmbajnë omega 3 kanë më pak rrezik nga goditjet dhe çmendurit. Dhe burimi më i mirë i kësaj yndyre, është mishi i peshkut, sidomos peshku i detit me ngjyrë blu, pasi ka nivelin më të lartë të kësaj yndyre, shkruan Zëri.
– Kafeina: Arsyeja kur ju zgjoheni në mëngjes dhe përdorni kafen, është sepse kafeina përmirëson në mënyrë marramendëse përqendrimin tuaj. Por problem për përdorimin e kafes është se efekti nuk qëndron shumë gjatë. Prandaj këshillohet që të konsumoni nga një filxhan kafe çdo 5-6 orë. Mirëpo, ekspertët nuk rekomandojnë të konsumohen kafet si makiato apo kapuqino, sepse ato nuk e kanë efektin e njëjtë sikur kafeja turke apo të ngjashme. Por duhet ta keni parasysh që ta shmangni pirjen e kafesë në orët e vona, sidomos para shkuarjes në gjumë.
– Drithërat: Kjo mund të duket sikurse nuk ka të bëjë asgjë si ushqim i mirë për trurin tuaj apo që mund të ketë efekte të mira në funksionimin e trurit, mirëpo ndihmon shumë në qarkullimin e gjakut. Truri juaj sikurse çdo organ tjetër në trupin e njeriut ka nevojë për qarkullim të gjakut. Pra sa më i mirë të jetë qarkullimi i gjakut, aq më i mirë do të jetë funksionimi i trurit tuaj.
– Avokadot: Ndihmojnë trurin tuaj pothuajse në mënyrë të njëjtë si të gjitha farat, të cilat duke zvogëluar kolesterolin mundëson ngritjen e qarkullimit të gjakut. Përveç asaj, avokadoja është një frutë tejet e shijshme dhe freskuese.