Ushqimet ideale për një gjumë të rehatshëm

Pagjumësia shpesh kthehet në një shqetësim për shumë persona prandaj është e rëndësishme që ju të bëni kujdes dhe të zgjidhni ushqimet që ju ndihmojnë për të eleminuar këtë problem. Ushqimet që ju nevojiten janë;

Bananet
Kjo pemë është e pasur me magnez, i cili relakson muskujt e me vetë këtë ndihmon që të flini më lehtë. Po ashtu, bananet nxisin sekretimin e melatoninës dhe seratoninës, të cilat po ashtu ju ndihmojnë të flini më lehtë.

Qershitë, janë disa nga pemët që përmbajnë melatoninë, hormon i cili rregullon bioritmin e organizmit tuaj.

Qumështi, përmban acidin triptofan, i cili merr pjesë në krijimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, që ju ndihmon të flini më lehtë.

Gjeli i detit
Sikurse edhe qumështi, mishi i gjelit të detit përmban triptofan. Këtë acid esencial e merrni përmes ushqimit, prandaj nëse ndieni se keni nevojë, atëherë konsumoni mishin e gjelit të detit.
Drithërat, si misri, hikërrori, meli qetësojnë sistemin nervor dhe ju bëjnë të keni nevojë për gjumë. Këto ushqime lirisht mund t’i konsumoni para gjumit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT