URGJENTE/ Ish ushtarit të UÇK-së i digjet shtëpia, në prag të dimrit është pa kulm mbi kokë, ai kërkon ndihmën tuaj

Mbrëmë pas mesnatës, ish ushtarit të UÇK-së Bekim Halilit dhe vllaut të tij Isuf Halilit nga fshati Dardani të komunës së Ferizajit i është djegur shtëpia si pasojë e instalimit të vjetër të rrymës.

Fat në fatkeqësi është se familja ka shpëtuar pa lëndime, andaj familja momentalisht në prag të dimrit është pa kulm mbi kokë.

Bekim Halili është invalid i UÇK-së si dhe ka marrë pjesë në luftë në Maqedoni në vitin 2001. Ku me një pension invalidor e ka të vështirë të dalë prej kësaj sprove.

Shtëpia e tij ka qenë e ngjitur bashkë me të vëllait Farukut të cilit i është djegur kulmi dhe dame materiale të shumta.

Shpresoj në mirëkuptimin tuaj që t’iu dalim në ndihmë sa më shpejt.

Për çdo vullnetmirë që dëshiron të ndihmojë mund të drejtoheni tek Bekim Halili ose Isuf Halili, numri për kontakt +38344541103 (Bekim Halili)

Dhe përmes xhirollogarisë.
Banka: Raiffaisen Bank Kosovo
Nr. Llogarise: 1504001007290656
SWIFT Code: RBKOXKPR

Dhe foto të tjera nga rasti në fjalë:No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT