UP-së i ka mbetur 62 për qind e buxhetit

Universitetit të Prishtinës nuk i kanë ecur punët sipas planit rreth projekteve kapitale për vitin 2015.

Dështimi për arsye të ndryshme i realizimit të projekteve kapitale ka bërë që UP-ja të mos mund të shpenzojë më shumë se 62 për qind të buxhetit deri në fund të nëntëmujorit të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth 3.5 milionë euro është shuma e mjeteve që janë planifikuar të shpenzohen në përmirësimin e infrastrukturës së UP-së, por ato ende nuk janë shpenzuar. Ndërsa ka edhe shuma të tjera mjetesh, të ndara për të tjera shpenzime, ku po ashtu ka pasur ngecje në shpenzimin e tyre.

Ndërkohë që Universiteti që nga fillimi i vitit ka folur për mungesa të mëdha buxhetore, për shkak të shkurtimeve në të hyrat vetjake, që kanë reflektuar si pasojë e një vendimi të Qeverisë të marrë më parë, për përgjysmimin e pagesave të studentëve për semestër, në të gjitha nivelet e studimeve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT