UP-ja partneritet me katër universitete amerikane

Universiteti i Prishtinës lansoi programin e parternitetit me katër universitetet amerikane si Universiteti shtetëror i Arizonës, kolegji Dartmouth, Universiteti i Indianës, dhe me Universitetin e Minesotës.

Në ceremoninë hapëse të programit ishin të pranishëm, ministrini Arsimit, Arsim Bajrami, ambasadorja amerikane Trejsi an Jakobson, rektori i Universitetit të Pishinës, Ramadan Zejnullahu si dhe anëtar tjerë që punuan për realizimin e këtij programi, raporton Indeksonline.

Arsim Bajrami programin e cilësoi si hap shumë të rëndësishëm për zgjerimin dijes së të rinjve kosovarë të cilët do të jenë studentë të disa prej universiteteve më të rëndësishme amerikane.

“Qeveria amerikane po investon në krijimin e liderëve të rijnë në Kosovë. Ky bashkëpunim i Kosovës me katër universitetet amerikane do të hap rrugën e ngritjes së cilësisë në arsimin kosovar. Ne jemi një shtet evropian që pretendojmë të jemi pjesë e sistemit të Bolonjës”, ka thënë Bajrami.

Ndërsa ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson u shpreh se SHBA-të që nga paslufta kanë ndihmuar Kosovën në rritjen e cilësisë në zhvillimin e arsimit në Kosovë.

“Arsimi është programi me i rëndësishëm në Kosovë dhe si i tillë duhet të investohet në të. Jam e impresionuar me të arritjen e arsimit të larë në Kosovë. Ju e dini që universitet amerikane gjithnjë kanë ndihmuar Kosovën në rrugën a saj drejtë dijes”, ka thënë Jakobson.

Edhe rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu tha se ky bashkëpunim me universitet Amerikane do ti ndihmojë zgjerimit ë dijes në Kosovë.

E fakultete që do të përfitojnë nga ky program do të jenë: fakulteti ekonomik, edukimit, inxhinierisë elektrike, bujqësisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT