Universiteti i Pitsburgh-ut në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i ka kryer studimet e magjistraturës dhe doktoratën, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur dhe përkrahur kandidaturën e saj për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një deklarate për medie ky universitet ka thënë se “Dr.Vjosa Osmani ka përfunduar studimet e magjistraturës LL.M. dhe ato të doktoratës S.J.D. me nderime të larta dhe më pas është angazhuar si ligjëruese e jashtme” në këtë universitet.

“Për më shumë se 15 vjet, znj. Osmani ka trajnuar ekipin e Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe arbitrazhin – VIS. Në vitin 2018, asaj iu dha çmimi Sheth International Award për arritjet e saj në Kosovë dhe në mbarë botën dhe gjithashtu u vlerësua si Kampione e Përfshirjes Sociale nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Pitsburgh-ut.

“Ishte shërbimi i saj për qytetarët, e jo pushteti ajo çfarë e bëri atë të fitoi atë çmim ndërkombëtar. Si studente, dhe më pas edhe si kolege, Vjosa demonstroi zgjuarsi, integritet dhe punë të palodhur, që e bërë atë një përfaqësuese të fuqishme të vendit të saj dhe njerëzve të saj”, thuhet në deklaratën e universitetit prestigjioz amerikan.

“Ishte angazhimi për qytetarët që bëri që ajo të fitoj Cmimin Sheth International Award. Ajo është qartazi e përkushtuar për një të ardhme pozitive, paqësore dhe të zhvilluar për Kosovën” thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga ky Universitet.