United “nokauton” Tottenhamin (Video)

Manchester United ka regjistruar një fitore tepër të rëndësishme dhe një  paraqitje fantastike përballë Tottenhamit në Old Traford, duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.
Golin e parë për United e shënoi Marouane Fellaini në minutën e 9’, për 1:0.
Kurse golin e dytë për skuadrën e Van Gaalit e shënoi Michael Carrick në minutën e 19’, që e dyfishoi rezultatin. Për të vulosur fitoren, u përkujdes Wayne Rooney, që shënoi për 3:0 në minutën e 34’.
Me këtë fitore United, ka arkëtuar 56 pikë dhe renditet në vendin e katërt, kurse Tottenham renditet në vendin e 7 me 50 pikë. /Drenica Press/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT