Adnan Januzaj si duket po humbë gjithçka te Manchester United. Superylli kosovar ka gjasa që në fund të edicionit të humbë edhe numrin 11 që e ka në fanelë.
United thuhet se është duke menduar numrat e fanelave për edicionin e ardhshëm dhe se në dilemë të madhe është numri 11. Këtë numët mund ta mbajë Depay, Di Maria ose ndonjë sulmues i madh që pritet të transferohet në verë.
Januzaj nuk bën pjesë në planet e Van Gaal dhe pikërisht trajneri holandez është duke menduar huazimin e tij te ndonjë skuadër angleze dhe “vjedhjen” e numrit 11./Indeksonline/
- Advertisement -