Unë nuk jam Burrërore, nuk heq dore nga prona ime

OPINION NGA BESARTA MEHA  /    Kur ne tregohemi të zonja, ne identifikohemi si burrërore. Në traditën dhe kulturën tonë kanunore virtytet si trimëria, dituria, drejtësia, udhëheqja, janë virtyte mashkullore dhe kur një femër bënë një vepër të ngjashme ajo duhet të identifikohet si burrërore. Në traditën tonë shpesh kanë ndodhur edhe vepra kudër natyrës njerëzore, si rastet kur në familje nuk kishte djalë edhe një femër hiqte dore nga vetia si një grua, nga martesa dhe vendoste për ti ndihmuar prindërve duke u sakrifikuar; ajo quhej burrërore. Duke mos ia dhen një mundësi normale që ajo të merrte një mashkull në familje si bashkëshort të sajë dhe të vazhdonte një jetë normale. Pavarësisht që vepra te tilla që nuk përshtaten më natyrën njerëzore sot janë në zhdukje, në vazhdojmë të quhemi burrërore.

 Sa herë që revoltohem ndaj shprehjes burrërore tingëllojë qesharake fatkeqësisht dhe nga miqtë të mi studentë, e lere më të provoje e te ja sqaroje këtë dikujt tjetër. Shumë larg jemi për te t’ia dhënë femrës rolin e sajë që e meriton. Kamë dëgjuar, e kamë pare si femra të suksesshme ofendohen, pra quhen burrërore. Prandaj unë kërkoj të mos më ofendoni. Unë jam femër çdo suksese dhe çdo dështim timin e bej si një femër. Në shoqërinë tonë nëse nuk është burrërore nëse nuk provon të duket e fort e ashpër ajo nuk do te komentohet për sukseset e saj. Në shohim në media tona femra te suksesshme që shoqëria jonë i komenton për mënyre se si i ka rregulluar flokët dhe si është veshur dhe jo arsyjenë kryesorë që ajo është atu të dëgjohet fjala e saj. Duke e gjykuar dhe duke e krahasuar. Ajo ose identifikohet si burrërore ose është e pa ndershme. Në traditën tona femra ka heshtur dhe ka duruar ndaj çdo padrejtësie. I duhet një luftë e gjatë për të drejtat e saj femrat vetëm më punë dhe më mundin e tyre mundë ta dëshmojnë se ato nuk janë burrërorë sa ato munden sepse janë femra. Por kuptoje që të qenit udhëheqës nuk është muskulore dhe as qeshje force, ata nuk e marrin mundin për të thënë që ajo është e suksesshme, por thonë ajo është shumë burrërore. Por kur e thonë femrat është si një goditje më thikë.

Të dashura vajza edhe gra ju duhet te ndaloni sakrificën tuaj. Ju duhet të luftoni për të drejtën tuaj në pronë. Mos nënshkruani për kalimin e pasurisë në emër të vëllaut. Në traditë tonë është një situatë poshtërues kur femrës që kërkon atë që i takon, pra prona familja vendos që të ndërpres kontaktin më të. Duke mos e vlerësuar kështu as edhe një kontribut të bërë nga vete ajo.

Nëse ata qenkan të tillë që nuk do të flasin më vetëm për pronën duhesh të mendosh mire nëse ata e meritoj respektin tendë. Nëse familja jote është e gatshme të heq dore nga ti për gjera materiale, atëherë ku ka hapësirë për dashuri ndaj tyre. Trego që ti ke kontribuar edhe që ti meriton pronë mos e nënvlerëso vetën, kujtoja se je zgjuar para të gjitheve dhe ke rënë të flesh e fundit nga të gjithë. Vlerësojë vetën trego së punët e shtëpisë janë punë pavarësisht që nuk sjellin të ardhura. Kërko nga burri juaj të regjistroj pronën e përbashkët se kontribut i juaj në rritjen e fëmijëve edhe në krijimin e familjes është i madhe. Askush nuk do vlerësoj nëse ti nuk fillon ta vlerësosh vetën. Nëse ti nuk munde të kishe ato që deshe, bëhu shembull për vajzën tendë që ajo të merr atë që i takon.

Unë nuk jam burrërore unë nuk sakrifikohem për as kënd unë nuk heqë dorë nga ajo që më takon, unë nuk heq dorë nga prona. Unë nuk sakrifikohem për askënd sepse jam e vetëdijshme që ata nuk e bëjnë ketë për mua. Duke marr pronën apo regjistruar pronën e përbashkët ti bënë vetën tënde të fuqishme edhe të ardhmen tënd të sigurt.

Tregoj familjes së nuk po të shkollojnë për të i’ja dërguar rrogën burrit. Por bërtit më zë të lart së ato që fiton janë parat tua edhe se do ti shfrytëzosh për ta jetuar jetën tendë fillimisht. Së dëshiron që ta rregullosh jetën tënde dhe se ti mundë të kontribuosh. Tregoju njerëzve së prona që të takon edhe që nuk heq dorë, po e merre është e jotja dhe nuk po ia merr vëllait dhe se nuk po ja jep burrit si thuhet në shoqërinë tonë. Trego që ti po bën gjithçka për vetën tendë edhe se kjo gjithçka është thjesht diçka që të takon më ligje. Mëkati më madhe në ketë bot është dëmtimi i vetvetes. Mos kërko zbatim të ligjtë, zbatojë ti atë mos nënshkruaj për heqje dorë nga e drejta e jote për pronë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT