Ukrainë: Vriten 8 ushtarë nga konfliktet në lindje

Njoftohet se armëpushimi në Ukrainën Lindore është shkelur 100 herë dhe nga incidentet e armatosura kanë humbur jetën 8 ushtarë ukrainas.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i operacioneve të luftës kundër terrorizmit në qeverinë ukrainase, Andrey Lisenko tha se prishja e armëpushimit në Ukrainën Lindorë kohët e fundit ka qenë më shumë e pranishme, ku brenda 24 orëve armëpushimi është shkelur100 herë. Në sulmet, ku janë përdorur edhe armatime të rënda 8 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, ka thënë ndër të tjera Andrey Lisenko.

Lisenko ka bërë të ditur se separatistët kanë përdorur artileri të rëndë dhe snajperë në shumë rajone të Ukrainës Lindore.

Që nga prilli i vitit 2014, kohë kjo kur në Ukrainën Lindorë nisi një konflikt mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë, 6400 persona kanë humbur jetën. Palët u takuan më 12 shkurt në Minsk, ku dhe arritën një marrëveshje armëpushimi, i cili është shkelur shpesh herë që nga firmosja dhe deri më tani.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT