Ukrainë, mbi 100 të plagosur, votohet pro ‘autonomisë’ së rajoneve separatiste

 

Parlamenti i Ukrainës ka votuar në favor të ndryshimeve të kushtetutës, të cilat sugjerojnë një status special rajoneve të dominuara nga prorusët.
Megjithatë, protestat e dhunshme nëpër rrugë kanë dëshmuar se këto ndryshime do jenë vështëirë të realizueshme, transmeton Gazeta Blic.
Të paktën 4 policë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë plagosur rëndë, kur shpërtheu një granatë e hedhur nga një tufë nacionalistësh, të cilët ishin duke demonstruar jashtë Parlamentit kundër projektligjit të “decentralizimit”, që Presidenti Petro Poroshenko dhe qeveria e tij kërkojnë ta shtyjnë përpara, si pjesë e një rrugëzgjidhjeje për t’i dhënë fund rebelimit të separatistëve në lindje. Garda Kombëtare e Ukrainës ka bërë të ditur se të paktën 50 gardistë janë plagosur, prej të cilëve 4 me plagë tepër të rënda, nga shpërthimi. Miratimi i ligjit për dhënien e statusit special për rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, të cilat kontrollohen në pjesën më të madhe nga separatistët e mbështetur nga Rusia, është një element kyç në marrëveshjen e paqes të arritur në Minsk të Bjellorusisë, gjatë shkurtit të këtij viti. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT