Ukraina thotë se Turqia është në mesin e vendeve që blejnë grurë të vjedhur nga Rusia

Ambasadori i Kievit në Ankara, Vasyl Bodnar ka thënë se Turqia është ndër vendet që vazhdojnë të blejnë grurë që Rusia vodhi nga Ukraina.

Bodnar tha se ai ka kërkuar ndihmë nga autoritetet turke dhe Interpoli për të hetuar se kush është i përfshirë në dërgesat e drithërave që kalojnë tranzit në ujërat turke, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ukraina është një eksportues i madh i disa prej ushqimeve kryesore më të mëdha në botë, por për momentin, ka rreth 22 milionë tonë drithë, në pritje për t’u dërguar në mbarë botën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT