Ukraina, tani me ligj që lejon rekrutimin e të huajve

Parlamenti i Ukrainës të martën ka implementuar ligjin që mundëson anëtarësimin e të huajve në ushtrinë ukrainase, raporton Sputnik News.

Ligji është kaluar në raundin e parë të votimit me 256 vota pro, nga 226 vota të nevojshme për të kaluar ligjin, transmeton Indeksonline.

Arsyetimi për ligjin e kaluar në parlament, thotë se pasi që njësite speciale janë formuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme mbi baza vullnetare, të huaj me përvoja ushtarake kanë filluar të vijnë në lindje të vendit.

Mësohet se pa marrë parasysh ligjit të mëparshëm që nuk lejonte ushtarë të huaj në ushtrinë ukrainase, shume nga ta kanë marrur dhe po marrin pjesë në operacione ushtarake.

Sipas projektuesve të këti ligji, ushtarët e huaj do të zvogëlojnë nevojën për rekrutimin e qytetarëve ukrainas në ushtri, poashtu do të zvogëlohen pagesat për ushtarët, për ushtarët me aftësi të kufizuara, dhe për familjet e ushtarëve të rënë.

Kievi zyrtar është duke u përballur me rrebelët pro-rusë që kërkojnë shtetësi dhe pavarësi në jug-lindje të vendit për më shumë se një vit.

Ky konflikt deri tash ka lënë të vdekur rreth 6.200 njerëz, bazuar në raportet e Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT