Ukraina paralajmëron rrezikun për rrezatim pas ndërprerjes së energjisë në termocentralin e Çernobilit

Substanca radioaktive mund të lirohen nga termocentrali bërthamor i Çernobilit të Ukrainës pasi nuk mund të ftohë karburantin bërthamor të konsumuar; për shkak se iu është ndërprerë lidhja me energji elektrike, tha të mërkurën kompania bërthamore shtetërore e Ukrainës, Energoatom.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, thuhet se luftimet e bënë të pamundur riparimin e menjëhershëm të linjës së tensionit të lartë në termocentral, që u kap nga forcat ruse pasi Kremlini nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt.

Energoatom tha se kishte rreth 20 mijë asamble të karburantit të shpenzuar në Çernobil që nuk mund të mbaheshin të freskëta mes një ndërprerje të energjisë.

Ngrohja e tyre mund të çojë në “lirimin e substancave radioaktive në mjedis. Reja radioaktive mund të bartet nga era në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës”, thuhet në një deklaratë.

Pa energji elektrike, sistemet e ventilimit në termocentral gjithashtu nuk do të funksionin, duke ekspozuar stafin ndaj dozave të rrezikshme të rrezatimit, thuhet më tej.

Një ministër ukrainas ka thënë se Rusia duhet të respektojë urgjentisht një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet në linjën elektrike të termocentralit – rrezatimi mund të rrjedhë nëse vazhdon ndërprerja e energjisë elektrike.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se “gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh” për të furnizuar objektin.

Në anën tjetër, disa thonë se humbja e energjisë nuk ka ndonjë ndikim kritik në sigurinë, sipas një deklarate nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se termocentrali ka ujë ftohës “të mjaftueshëm” për karburantin e harxhuar bërthamor. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT