Ujësjellësi: Uji është turbulluar, mos e përdorni për pije

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Punimet njofton se teknike dje në fshatin Lupç dhe Vranidoll, sot shkaktuan turbullirë të ujit të pijshëm te konsumatorët që furnizohen nga sistemi i Batllavës.

KUR ”Prishtina”sh.a. njoftoi dje të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së Batllavës, përfshirë 70% të Prishtinës me rrethinë, se mund të ketë çrregullime në sistemin e rrjetit të ujësjellësit rreth 6 orë.

KUR”Prishtina” sh.a. u detyrua që ditën e djeshme të ndërpresë prodhimin e ujit nga sistemi i Batllavës rreth 6 orë, për shkak të fshatit Lupç dhe Vranidoll, pasi që këto fshatra qe 4-5 ditë kishin mungesë të ujit të pijshëm si shkak i dëmtimit të valvolave të rrjetit të ujit që e rregullojnë sistemin e furnizimit me ujë për këto dy fshatra, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.

Dëmtimi i këtyre valvolave të ujit ka ardhë si shkak i vjetërsisë së tyre dhe manipulimit të tyre nga ana e personave të panjohur dhe të pandërgjegjshëm, ku si pasojë ka ardhë deri te mungesa e ujit në fshatrat Lupç dhe Vranidoll, 4 ditë rresht.

Me përfundimin e punimeve që u realizuan dje nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm iu kthye normalitetit.

Në përgjithësi, furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil dhe kjo falë nivelit të kënaqshëm të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci dhe investimeve në rehabilitimin e rrjetave të ujësjellësit.

KUR “Prishtina” sh.a., njofton të gjithë konsumatorët që furnizimin me ujë e kanë nga sistemi i Batllavës, se për shkak të këtyre punimeve që u zhvilluan dje në fshatin Lupq, sot, uji në krojet e qytetarëve po i shkon i turbullt.

Kërkojmë nga qytetarët fillimisht të mos shqetësohen, dhe të kenë kujdes ditën e sotme, që ujin e pijshëm që vie nga sistemi i Batllavës mund ta përdorin për higjienë dhe destinime tjera, përveç për pije, deri në stabilizimin e turbullirës, e që pritet shumë shpejt, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT