UEFA zbardh 11-shen më të mirë të shekullit XXI (FOTO)

Uefa sot ka publikuarformacionin më të mirë të Kupave të Evropës në shekullinXXI. Lojtarët e Barcelonës e dominojnë këtë formacion pasi katër protagonistë të sukseseve të kësaj skuadre janë nëformacion.

Iker Casillas është vlerësuar si portieri më i mirë në shekullinXXI në garat evropiane. Ramos-Nesta-Puyol-Lahm janë katërshja e mbrojtjes.

Xavi-Iniesta e Gerrard janë tre mesfushorët legjendarë që janë vlerësuar si mesfushorët më të mirë të këtij shekulli.

Henry-Messi e Ronaldo është treshja e frikshme sulmuese në formacionin më të mirë të shekullit XXI.

Në bankën rezervë të formacionit ka vend për shumë yje të futbollit, në mesin e tyre edhe Topa e Artë si Zidane, Ronaldinho e Kaka. Buffon, Nedved, Terry e Ibrahimovic janë gjithashtu në formacionin më të mirë. /albeu.com/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT