UEFA ndëshkon Interin dhe Romen

 

Klubi i Interit është ndëshkuar nga UEFA me 20 milionë euro gjobë (6 milionë paguhen direkt dhe 14 milionë nëse nuk plotësohen kushtet të vendosura nga UEFA)  për shkak të fair-play-t financiar, për më shumë zikaltërit janë të urdhëruar të ngushtojnë numrin e lojtarëve mga 25 në 21.
Ndërsa skuadra e Romës është gjobitur me 6 milionë euro (2 milionë direkt, 4 me kushte) dhe ngushtimin e grupit të lojtarëve, nga 25 në 22.
Ky ngushtim i numrit të lojtarëve vlen vetëm për Kupat e Evropës dhe do të jetë në fuqi deri në sezonin e ardhshëm 2016-2017.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT