Udinese interesohet për Ergys Kaçen

     

    Udineze ka shfaqur interes për kartonin e talentit kuqezi të PAOK-ut, Ergys Kaçe.

    Skuadra ka kohë që e ndjek me vëmendje mesfushorin dhe e sheh si lojtarin ideal duke parë eksperiencën e tij të madhe në klube dhe kombëtare, pavarësisht nga mosha shumë e re.

    Interesi i Udineze për 21-vjeçarin është komentuar dhe nga tranjeri Italian i kuqezinjëve, Xhani De Biazi, i cili në një pronocim për sajtin “mondoudinese.it” e ka vlerësuar lojtarin.

    “Kaçe është një lojtar me shumë personalitet dhe pavarësisht nga mosha e re, ka që tani një eksperiencë të madhe ndërkombëtare, si me kombëtaren, ashtu edhe me klubin e vet. Preferon të luajë si mesfushor i avancuar dhe ka klas, di të gjuajë shumë mirë edhe goditjet e dënimit. Përveç kësaj, ka një vizion loje të pazakontë për moshën e tij”.