U shmang apokalipsa: Amerika deshi të përdorte armët bërthamore kundër Afganistanit

Shtetet e Bashkuara e kishin shqyrtuar si opsion përdorimin e armëve bërthamore kundër Afganistanit, pas sulmeve mbi Qendrën Botërore të Tregtisë, më 11 shtator 2001.
Kështu ka thënë diplomati gjerman Michael Shteiner, ish-këshilltar politik i kancelarit gjerman Gerhard Shroeder dhe ish-kryeadministrator i UNMIK-ut në Kosovë.
Shteiner, i cili tani është ambasador në Indi, në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, ka thënë se SHBA-të kanë dashur të përdorin armët bërthamore kundër organizatës terroriste, al-Qaeda, transmeton Telegrafi.
“Ata me të vërtetë i kanë marrë në konsideratë të gjitha mundësitë. Shroeder kishte frikë se amerikanët, pas sulmeve terroriste, mund të reagojnë në mënyrë ekstreme”, tha Shteiner.
Ndërkaq, kancelari gjerman kishte hedhur poshtë idenë e Shteinerit se Gjermania duhet t’i jep “mbështetje të plotë” Amerikës, kujton Shteiner, i cili ishte edhe dhëndër i Kosovës.
Marrëdhëniet midis Schroeder dhe presidentit amerikan, George W. Bush në vitin 2003 ishin të tensionuara, pasi që Gjermania refuzoi t’iu bashkohet forcave të koalicionit, të cilat së bashku me amerikanët pushtuan Irakun.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT