U përfol si emri i mundshëm për kryetar të LDK-së, flet më në fund Kujtim Shala

I dyti më i votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas Avdullah Hotit, Kujtim Shala, emri i të cilit po përfolët për të marrë nën drejtim partinë pas debaklit më 14 shkurt, ka folur më në fund.

Shala ka paralajmëruar se LDK’ja do të hapë një etapë të re të vetën dhe për Kosovën.

Siç thotë ai, LDK nuk është thjeshtë një alternativë politike por “shenja thelbësore e shtetit tone”.

“Të dashur qëndrestarë të LDK-së! Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë! Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës! Besimi i përsëritur është nderi më i madh. LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”, ka shkruar Shala.

Ky është reagimi i parë i Kujtim Shalës pas disfatës që partia e tij ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Shala është rënditur i dyti në listë pas Avdullah Hotit i pasuar nga Lumir Abidxhiku.

Emri i tij është përfolur edhe për të marrë kreun e LDK’së, megjithatë ende asgjë nuk është e konfirmuar.

LDK do të mbajë pas pak ditësh Kuvendin Zgjedhor ku pritet të dalin strukturat e reja të partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT