Goldi ka shkruar disa fjalë pasi u nderua me dekoratë nga Ramush Haradinaj.

Në ditën e çlirimit të Deçanit, reperi Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG, pranoi dekoratë nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj nuk ka pasur se si të mungoj reagimi i Goldit në rrjete sociale dhe ka zgjedhur që nëpërmjet Instagramit ti thotë disa fjalë.I NGJAJSHËMHARADINAJ NDERON ME DEKORATË REPERIN GOLD AG, NË DITËN E ÇLIRIMIT TË DEÇANIT“

Sot pranova një dekoratë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, për nderë të ditës së çlirimit të Deçanit.Krenar që jetoj në epokën e UÇK-së 🇦🇱❤️ FALEMINDERIT KOMANDANT Ramush Haradinaj”, ka shkruar Goldi pranë postimit të bërë ku tregon edhe dhuratën që ka marrë nga Haradinaj.Kujtojmë se reperi njihet për një numër të madh këngësh kushtuar heronjve tanë, projekte në të cilat flet për heroizmin e tyre./Lajmi.net/