Një person është arrestuar të shtunën në Deçan, pasi që i njëjti në vitin 2017 u kishte marrë nga 1 mijë e 500 euro katër personave tjerë me premtimin se do t’ua rregullojë viza pune në Gjermani.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në ndalim policor për 48 orë.