U mendua se nuk do të kishte vend për të, por Haradinaj e bëri zëvendësministër

U mendua se nuk do të kishte vend për të.

Pati edhe “kërkesa” në rrjetet sociale që ai të ishte pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Kjo edhe u arrit dhe nga sot Gjergj Dedaj është pjesë e qeverisë.

Sikur edhe në të kaluarën, Dedaj do të jetë zëvendësministër. Kësaj here për të është rezervuar një zyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan lajmi.net.

Në një qeveri super të ngarkuar me mbi 50 zëvendësministra, sigurisht se edhe për Dedajn ka vend, sikur që pati edhe për Bujar Cakollin, i cili po ashtu sot u emërua zëvendësministër.

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë u emërua zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Ai i shpreh shumë i lumtur për këtë.

Image
- Advertisement -

MË TË FUNDIT