U mbajt Gjysmëmaratona “Prishtina 2015”

Sot, në Prishtinë, nën organizimin e Federatës së Atletikës së Kosovës, është mbajtur edicioni i 15-të i Gjysmëmaratonës Ndërkombëtare “Prishtina 2015”,ku morën pjesë 1 mijë e 200 garues nga shumë shtete të botës në një shteg prej 21 kilometra.

Këtë ngjarje të rëndësishme sportive e shpalli të hapur kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK), HalilSylejmani, kurse në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës garën e përshëndeti zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Rexhep Hoti.

Zëvendësministri Hoti ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në gjysmëmaratonë si dhe ka vlerësuar numrin e madh të vrapuesve dhe organizimin e kësaj ngjarjeje duke theksuar se gjysmëmaratona është një promovim jo vetëm për sportin por edhe për vendin tonë në përgjithësi.

Hoti ka thënë se Gjysmëmaratona“Prishtina 2015” është mbështetur nga MKRS-ja dhe se do tambështesë këtë aktivitet sportiv edhe në të ardhmen.

Fitues të gjymëmaratonës janë sportistët nga Kenia, të cilët zunë tri vendet e para në të dy gjinitë, ndërkohë që suksesin më të madh nga përfaqësuesit e Kosovës e arritën: Suad Kryeziu e Luljeta Shala.

Shuma prej 13.000 euro iu dhurua garuesve më të mirë në konkurrencën e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit me 5 kilometra dhe tre garuesve me aftësitë e kufizuara, në të dy gjinitë.

Gara është përcjellë nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh dhe ka qenë mjaftë interesante për shkak se në të kanë marrë pjesë atletë elitarë nga vende të ndryshme të botës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT