U lutëm për Parisin, pse jo për Stambollin?

Edhe njëherë ka mbretëruar heshtja ndaj sulmeve terroriste të zhvilluara në një vend të dominuar nga myslimanët.

Përderisa, shumica e shteteve të boës kishte shfaqur solidarizim pas sulmeve terroriste në Paris të cilat ndodhën vitin e kaluar, ku u vranë rreth 130 persona, si dhe për sulmet terroriste të marsit në Bruksel, ku u vranë më shumë se 30, ndaj sulmit vetëvrasës me bomba në aeroportin Ataturk të Stambollit të martën, i cili vrau 41 dhe plagosi 239 tjerë, ka ndodhur e kundërta.

Sipas një shkrimi të bërë në Huffington Post, vetëm një pjesë e caktuar e vendeve kanë shfaqur gatishmërinë që t’i ndezin dritat e ndërtesave apo monumenteve të tyre me ngjyrat e flamurit turk, si shenjë solidarizimi, transmeton KosovaPress.

Këtu bën pjesë komuna e Melbournit, ndërtesa e punëve të jashtme të Meksikës dhe porta e Brandenburg në Berlin.

Ndërtesa e Empire State ishte e errët natën e së mërkurës, por World Trade Center e cila ishte ndezur me ngjyrat e flamurit të Belgjikës dhe Francës pas sulmeve, për Turqinë nuk ishte ndezur.

Kulla e Eiffel-it ishte supozuar se do të ndizej me ngjyrat turke të mërkurën, por për shkak të disa vështirësive teknike e kishte lënë ta bënte këtë të enjten.

Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit, ka bërë të ditur se nuk do të mbajë një minutë heshtje gjatë çerekfinales të Euro 2016, për shkak se Turqia tashmë ishte eliminuar nga gara.

Edhe pse rrjeti social, facebook e kishte ndezur zonën e sigurisë e cila i lejon përdoruesit që gjatë krizave ta tregonin vendndodhjen e tyre, ai nuk e kishte bërë të mundur filterin i cili iu lejon që ta bëni foton e profilit tuaj me ngjyrat e flamurit turk, ashtu siç kishin bërë me flamurin e Belgjikës dhe Francës gjatë tragjedisë.

Një postim në Facebook, i cili u bë viral pas ngjarjes në Turqi tregon se si bota ka heshtur ndaj këtij sulmi dhe se mbështetja ndaj tyre ishte më e vogël.

Autori i postimit, James Taylor i kishte lutur lexuesit që t’i parafytyronin viktimat si njerëz, të cilët i shihnin çdo ditë gjatë rrugës për në punë, njerëz normal sikur ai dhe ata.

“Ata nuk janë ndryshe. Vetëm se iu ka qëlluar të ishin turq” ka shkruar ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT