Pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar në uljen e numrit të qytetarëve kosovarë që vendosin ta kalojnë vikendin në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për lajmi.net se që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.

Kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve kishin vendosur ta kalonin vikendin në Shqipëri edhe kur Qeveria e Kosovës vendosi masat anti-COVID për 12 ditë, veprim ky që nuk ishte pritur mirë nga qytetarët.

Pavarësisht gjithë situatë së krijuar nga pandemia COVID-19, qytetarët e Kosovës nuk i pengoi asgjë për të udhëtuar drejt Shqipërisë, e disa prej tyre edhe drejt Malit të Zi.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar Kosova, por edhe Shqipëria po vazhdojnë të përballen me virusin COVID-19.

Të dyja vendet janë duke u munduar që të rikthejnë turizmin në nivelin e dikurshëm, anipse një gjë e tillë është mjaftë e vështirë.

Për dallim nga Kosova, këto dy shtete kanë vaksinuar numër më të madh të qytetarëve, me vaksinën antiCOVID.

Tani për tani në Kosovë janë 8.307 raste aktive, ndërsa shumë prej tyre tashmë të hospitalizuar anembanë vendit.

Rreziku që mund të kanoset nga lëvizja prej një vendi në vendin tjetër nuk i ndaloi qytetarët që të udhëtonin.