U hap Panairi i librit “Gjilani 2015”

    Panairi i 43-të i librit “Gjilani 2015”, që do të zgjasë deri më 10 korrik, do të hapet sot në platonë para teatrit të Gjilanit.

    Në kuadër të Panairit, sot në Kuvendin e Komunës do të bëhet ndarja e Çmimit letrar “Beqir Musliu”, fitues i sivjetshëm i të cilit është shkrimtari Anton Nikë Berisha.

    Panairi organizohet nga Komuna e Gjilanit, është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa implementohet nga Biblioteka Publike Rajonale “Fan S. Noli” – Gjilan.

    Organizatorët theksojnë se të gjitha panotë për vendosjen e librave në Panair janë falas.

    Hapja e Panairit bëhet në orën 10:00, ndërsa ndarja e Çmimit letrar në orën 11:00.