U.d. i kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha, u takua me drejtoreshën e QKRMT-së, Feride Rushitin

 

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim, drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, me të cilën ka biseduar për mundësin e bashkëpunimit të Prokurorit të Shtetit me këtë organizatë.
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit Sylë Hoxha, tha se Prokurori i Shtetit ka njohuri për aktivitetet dhe punën që bënë QKRMT-ja, andaj është i interesuar të bashkëpunojë me këtë organizatë, me qëllim të sigurimit të informatave, që Prokurorit të Shtetit mund t’i shërbejnë për hetime të fushave me të cilat merret Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.
Në anën tjetër, edhe drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti, shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit me Prokurorin e Shtetit, në dhënien e informatave me të cilat ato organizata e saj disponon.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimin në mes të Prokurorit të Shtetit dhe QKRMT-së të jetë permanent, me qëllim siç thanë ata, që Prokurori i Shtetit, por edhe QKRMT-ja, të jenë sa më efikas në punët e tyre.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT