Anjeza Iberdemaj nga Peja ka vdekur në moshë të re, si pasojë e plagëve të rënda të marra nga një aksident të pësuar me veturë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës e ka konfirmuar rastin, teksa ka thënë se trupi është dërguar për obduksion.

“Rreth orës 18:00 Policia është njoftuar për vdekjen e një vazje. E ndjera ka ndrru jete ne Qkuk pas akasidentit qëe ka pasur në Pejë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në komunikatën e dërguar për Express.

Mediet lokale kanë raportuar se e ndjera kishte pësuar aksident përpara dy muajsh. /Gazeta Express/