Janë djegur disa një pjesë e madhe e fushave të rruga C në Prishtinë, dhe si pasojë tymi është përhapur mjaft shumë dhe po i pengon qytetarët.

Në fotografitë e bëra në këtë lagje, shihet tym i madh i cili po e pengon qarkullimin e lirshëm të qytetarëve.

Kujtojmë, që kjo nuk është hera e parë që bëhen këso djegie, dhe paraqesin problem për banorët aty përreth. Qytetarët përmes rrjeteve sociale që kanë publikuar fotografitë kanë kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse.