Turqia mbështet qëndrimet e Katarit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pasi fali namazin e bajramit në Stamboll, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve që e prisnin përjashta.

Pyetjeve të gazetarëve në lidhje me krizën e Katarit, Erdoan iu përgjigj duke thënë se nuk e shohin të drejtë thirrjen për dhënien fund të prezencës ushtarake të Turqisë në Katar.

“Në lidhje me këtë çështje, Turqia përgëzon dhe përvetëson qëndrimin e Katarit në lidhje me 13 kërkesat (e disa vendeve arabe). E përgëzojmë për qëndrimin pasi mendojmë se këto kërkesa bien ndesh me drejtësinë ndërkombëtare. Pasi shtetet nuk mund të bëjnë një sulm të tillë ndaj të drejtave sovrane të një vendi. Këtu bëhet fjalë me të vërtetë për një sulm ndaj të drejtave të sovranitetit të një shteti. Madje ndërhyrja ndaj hapit të hedhur ndërmjet Katarit dhe Turqisë në bashkëpunimin e fushës së mbrojtjes që vazhdon prej vitit 2014 është një qasje shumë e shëmtuar” u shpreh presidenti Erdoan.

Ndërsa kërkesën (thirrjen) për mbylljen e institucionit mediatik Al Jazeera Presidenti Erdoan e cilësoi si diçka që bie ndesh me lirinë e medias.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT