Turqia e kishte paralajmëruar Francën dy herë për sulmet në Paris

Një zyrtar turk i ka thënë sot prestigjiozes Guardain se Turqia dy herë rresht i ka informuar autoritet franceze për një sulm të mundshëm dhe ka kërkuar të dhëna për Omar Ismaïl Mostefai – njërin nga kamikazët e tragjedisë në Paris, por autoritet franceze nuk ishin përgjigjur, deri një ditë pas masakrës së Parisit.

“Vetëm pasi ndodhën sulmet në Paris, autoritetet turke morën informata nga francezët rreth Omar Ismail Mostefai”.

Siç shkruan AFP-ja Franca ishte njoftuar edhe nga zyrtarë irakianë se Parisi mund të jetë target i sulmeve nga ISIS-i, por zyrtarët e policisë franceze kishin thënë se nuk i kanë marrë parasysh këto informata, sepse të tilla ata marrin “gati çdo ditë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT