Turqia bëhet me brend të vetin të automobilave

Tregu i automobilave në Turqi, ndër më të mëdhenjtë në Evropë, do të bëhet me një brend 100 për qind turk.

Rreth një milion vetura në vit shiten në Turqi me brendet e mëdha si Renault, Hyundai, Honda, Toyota e Fiat që kanë fabrika në këtë shtet.

Modeli i parë i kompanisë do të lansohet më 2019 me versionin e prodhuar që do të dalë në rrugë më 2021.

Fokusi kryesor do të jetë prodhimi i veturave elektrike, për të rivalizuar Teslan.

Së fundmi, pesë kompani lokale të automobilizmit dhe teknologjisë janë bashkuar nën një projekt të nisur nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Automobili i Turqisë” quhet iniciativa, që sipas planeve të shtetit mund të rivalizojë edhe kompani të forta botërore.