“Turp për sjelljen e Interit ndaj Shaqirit”

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus, e ka akuzuar ish-klubin e tij, Inter, për sjellje të turpshme ndaj Xherdan Shaqirit.

Mesfushori shqiptar braktisi Bayern Munichun në janar për të kërkuar një skuadër ku do të luante më shumë, mirëpo ai nuk bën pjesë në planet e zikaltërve dhe ata duan ta shesin gjatë këtij afati kalimtar.

“Mancini nuk i besoi aspak Shaqirit dhe pa këtë, asnjë lojtar nuk mund t’i tregojë vlerat e tij. Nëse transferon një lojtar duhet ta angazhosh në lojë. Nëse trajneri nuk i ndihmon për t’u përshtatur, atëherë lojtari do të dështojë”.

“Me cilësitë e tij, është e pamendushme se si Shaqiri nuk mund të jetë zgjedhja e parë te Interi. Mancini e kërkoi dhe pastaj nuk e shfrytëzoi në ndeshje. Po të isha drejtor i Interit do ta pyesja pse ndodhi kjo”.

“Ajo që ka ndodhur te Interi në dy vitet e fundit është e turpshme dhe kjo shihet nga rezultatet në fushë”, ka thënë Matthaus për Blick. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT