‘Turizmi i rrezikuar’ – si po falimentojnë hotelet dhe bujtinat në Shqipëri

Pandemia e COVID-19 ka goditur në “zemër” sezonin turistik duke shkaktuar miliona euro dëm ekonomik.

Shqipëria renditet ndër 15 vendet në botë që do ta vuajnë më shumë krizën në këtë sezon.

Një dokumentar i prezantuar nga Top Channel, flet për turizmin e rrezikuar, nga jugu në veri.

Në Shqipëri rreth 30 për qind e bizneseve kanë falimentuar si pasojë e pandemisë së COVID-19, ndërsa Evropa ka rënien më të madhe ekonomike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Top Story ka udhëtuar në vendet turistike si Pogradec, Korçë, Vlorë, Dhermi, Velipojë, Shëngjin, Valbonë dhe Theth për të verifikuar turizmin dhe pasojat e COVID-19 në këtë sektor. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT