Disa turistëve shtetas të Arabisë Saudite në Pejë iu vodhën një llaptop, tre telefona mobilë dhe gjëra të tjera personale.

Ata e kishin ndaluar njësinë e policisë tek vendi i quajtur “Te sharra” në Pejë, që ishin duke patrulluar, dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar personi i dyshuar kishte vjedhur.

Zyrtarët policorë së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij.

Policia i është vënë pas dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim-Gjakovë ku gjatë kontrollimit të veturës nga Policia janë gjetur dhe konfiskuar:

Shtatëmijë ( 7000) franga zviceraneDyqind (200) euroTreqind e njëzet e gjashtë (326) dollar AmerikanTre (3) telefona mobilNjë (1) llap topNjë (1) palë syzeTri (3) paketime cigareNjë (1) parfum
Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orëve.